Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e Lionel Mesit të dehur duke festuar tripletën e Barcelonës bëhen virale


Kështu vështirë se e keni ndonjëherë Lionel Mesin. Një video e argjentinasit është publikuar në rrjet, ku lojtari, asokohe 21-vjeç është shfaqur në gjendje të dehur duke  festuar tripletënme Barcelonën.

Në sezonin 2008/2009, ‘pleshti’ ishte vendimtar për Barcelonën që të fitonte kampionatin në Spanjë, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Ai feston me shokët e ekipit dhe me tifozët ndërsa nuk duket se e ka shumë të lehtë që të ruajë ekuilibrin.

Pak ditë më parë Lionel Messi bëri debutimin e tij në Paris Saint-Germain të dielën mbrëma pas lëvizjes së tij të bujshme nga Barcelona.

Argjentinasi nuk ishte në gjendje të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin e tij të dashur dhe kishte shumë pak mundësi për këtë duke u larguar nga ‘Camp Nou’. PSG e priti krahëhapur në një nga transferimet më të pabesueshme në historinë e futbollit.

Megjithatëe Messi do të jetë gjithmonë një legjendë e Barcelonës. Gjatë 17 sezoneve, argjentinasi luajti 778 herë për klubin duke shënuar 672 gola. Ai gjithashtu fitoi gjithçka.

10 kampionate në Spanjë, 4 Liga Kampionësh, 7 Kupa Mbreti, 8 Superkupa Spanje, 3 Superkupa UEFA e 3 Botërorë Klubesh.

Një nga sezonet më të mira ishte ai 2008/09.

Messi ishte vetëm 21 vjeç gjatë atij sezoni, por 23 golat e tij në 31 ndeshje e ndihmuan Barcelonën të fitonre tripletën.

08