Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dorëzohet përballë Polonisë


Kuq e zinjtë kanë qenë të pafuqishëm për të marrë një rezultat pozitiv përballë Polonisë për llogari të kualifikueseve për Botërorin 2022.

Në Varshavë kombëtarja shqiptare humbi 4-1 duke u dorëzuar në të dyja pjesët.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1 ku golit të parë të shënuar nga Lewadowski iu përgjigj Cikalleshi. Barazimi zgjati vetëm pak minuta pasi Buksa shënoi golin në minutën e 44.

Në pjesën e dytë Krychowiak shënoi golin e tretë ndërsa Linety në fundin e sfidës fiksoi rezultatin në 4-1.