I plagosuri me armë zjarri në këmbë ditën e sotme në Shkodër është Nikolin Huba.
Huba ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për Vaun e Dejës.
“Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.”, jep detajet e para Policia e Shkodrës.
Mësohet se Huba është punonjës i Hidrocentralit të Komanit.
Ai u plagos me dy plumba në këmbë, ndërsa autori i dyshuar mendohet se është larguar me një motor.