Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Ceren të Tropojës. Raportohet se një person është vrarë nga të shtënat.
Viktimë është shtetasi me iniciale I.G ndërsa dyshohet se autor i vrasjes është shtetasi A.I i shpallur në kërkim.
Viktima dhe autori i ngjarjes janë banorë të të njëjtin fshat ndërkohë nuk janë bërë të ditura arsyet e vrasjes.
“Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton Policia.