Vendosni fjalën kyçe....

U largua nga LSI-ja, Luan Rama kërkon t’i rikthehet profesionit të vjetër


Luan Rama disa ditë më parë lajmëroi se do largohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim duke marrë edhe me vete përgjegjësitë e humbjes në Vlorë.

Rama ditën e sotme në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se projekti i tij i ardhshëm nuk është politika aktive por rikthim në profesionin e parë të gazetarisë.

Ai thotë se është në negociata me subjekte mediatike për të një projekt që e bën atë të rikthehet në gazetari.

“Nuk e ndërtoj karrierën time me nëse apo sikur. Do shoh thashë jam në negociata me subjekte mediatike, nëse bien me kushtet reciproke. Pse jo do ta vë veten para sfidës për të dëshmuar që tek unë jo vetëm nuk ka vdekur gazetari por është i gjallë dhe etik”.