Vendosni fjalën kyçe....

Ceremonia e mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe, protesta në Malin e Zi


Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ceremonia është parashikuar të zhvillohet në Cetinje të Malit të Zi, por ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.

Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë.

Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.

Më 4 shtator u raportua se disa protestues që kundërshtojnë mbajtjen e ceremonisë ngritën barrikada në hyrje të qytetit të Cetinjës. Forca të shumta policore janë vendosur në këtë qytet.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka shkuar në Cetinje. Ai tha më herët se do të shkonte në protestë nëse Kisha Ortodokse Serbe nuk heq dorë nga ceremonia. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë shumëetnike.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.

Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.