Vendosni fjalën kyçe....

Doli për të peshkuar në Liqenin e Prespës, 45-vjeçari dyshohet se është mbytur


Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Policia bën me dije se shtetasi Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Në momentin që është përmbysur varka kanë qenë 3 persona të cilët kanë dalë për peshkim, (personi që dyshohet se është mbytur, i vëllai dhe një tjetër).

Këta të fundit kanë notuar dhe kanë shpëtuar ndërsa Vasilovski dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

Polumbarët do kryejnë kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.