Vazhdon ish-zëvendëskryeministri të sulmojë “shërbyesit publikë të zyrave” si dhe “sarajet e çdo oligarku”.
Erion Braçen sot e ka nervozuar fakti që këta punonjës të administratës janë pushim me rastin e ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PËR SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shëlleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jalë tek ÇMENDURIA, në Hamalle tek DALLGA, në gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURËS apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT! ME KËMBË NË TOKË!”, shkruan Brace.
Një sërë pseudonimesh ka përdorur Braçe për të treguar vendet se ku pushojnë të pasurit, punonjësit etj etj., por po ashtu duken hapur shënjestrimet: Palasa, Jali, Hamallaj, Gjiri i Lalëzit.
“Mirëmëngjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shëndetesore e spitale!”, e mbyll Braçe komentin e sotëm.