Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se falsifikonin tamponët për personat që do udhëtonin drejt BE-së, arrestohen 6 persona në Durrës


Gjashtë persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohet se falsifikonin tamponët për t’i përdorur për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Në pranga kanë rënë 65-vjeçarja V.B., e punësuar pranë një agjencie udhëtimi si dhe 24-vjeçarja A,C., 25-vjeçari B.M. e 23-vjeçari A.D., të punësuar pranë nj laboratori në qytetin bregdetar.

Në kërkim është shpallur 52-vjeçari L.L. i cili është administratori i laboratorit. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pajisnin qytetarë të ndryshëm që do udhëtonin drejt vendeve të BE-së me teste të falsifikuara.

Po në Durrës janë arrestuar 24-vjeçarja A.B. e 40-vjeçarja O.S. Të dy personat në fjalë duke qenë të punësuara pranë një agjencie udhëtimi pajisnin qytetarët që do udhëtonin drejt vendeve të BE-së me teste të falsifikuara të Covid-19.

Njoftimi

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit: V.B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës; A.C., 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qën të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

 …

 “Po nga këta struktura, u arrestua në flagrancë për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja A. B., 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, shtetësja O. S., 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.

Këta shtetase në bashkëpunim me njëra-tjerën, duke qënë të punësuara pranë një agjensie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”