Një magazinë ku mbahej bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar në fshatin Bubq të Krujës.
Dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdesia e punëtorëve që po punonin mbi çatinë e saj.
BW shkruan se deri tani janë djegur sasi të mëdha bari e jonxhe që do përdorej për ushqimin e dhive gjatë muajve të dimrit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar katër makina zjarrfikëse nga Kruja e Vorë që po përpiqen të shuajnë flakët.
*Video Credit: BW