Pas 7.7 kilogramë kokaine kapur në Portin e Durrësit, 1 kilogram tjetër është kapur në Paskuqan të Tiranës.
Kokaina është kapur brenda një automjeti, drejtuesi i të cilit është arrestuar nga efektivët gjatë një operacioni.
Ende nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe rrethanave të transportit të kësaj sasie.