Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e lartë e Francës kërkon hetim të gjigantit të çimentos mbi financimin e dyshuar të ISIS në Siri


Gjykata e lartë e Francës tha të martën se gjiganti i çimentos ‘Lafarge’ duhet të hetohet me akuzat e bashkëpunimit në krimet kundër njerëzimit për financimin e dyshuar të grupit terrorist Daesh/ISIS në veri të Sirisë.

Palët civile në rastin Lafarge – Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (KEDNJ) dhe Sherpa – e përshkruan vendimin e Gjykatës së Kasacionit si ‘historik’.

EÇHR dhe Sherpa, një organizatë jo-qeveritare kundër korrupsionit, mbajtën një mbledhje menjëherë pas vendimit në të cilin morën pjesë Cannelle Lavite, një avokate në KEDNJ, Franceline Lepany, presidentja e Sherpa dhe avokati Maitre Bauer.

Cavite mirëpriti vendimin e Gjykatës së Kasacionit për të rrëzuar një vendim të Gjykatës së Apelit që hodhi poshtë akuzat se ‘Lafarge’ ishte bashkëpunëtor në krimet kundër njerëzimit.

Duke pretenduar se selia e ‘Lafarge’ në Francë ishte jo vetëm në dijeni të pagesave të zyrës së saj rajonale ndaj Daesh/ISIS në Siri, por gjithashtu dha udhëzime në këtë drejtim, Lavite tha ‘ky është një vendim historik mbi përgjegjësitë e kompanive shumëkombëshe që punojnë jashtë vendit përmes filialeve të tyre’.

Duke vënë në dukje se qeveria franceze dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Jashtme kanë një rol dhe përgjegjësi të rëndësishme në këtë rast, Lavite tha se dokumentet që Anadolu Agency zbuloi sot do të përfshihen në hetim nëse ai vazhdon.

Dokumentet e marra nga Anadolu Agency treguan se ‘Lafarge’ u tha agjencive franceze të inteligjencës për lidhjet e saj me grupin terrorist Daesh/ISIS.

Dokumentet ekspozuan sesi ‘Lafarge’ kishte një marrëdhënie me Daesh/ISIS për të cilën inteligjenca franceze ishte plotësisht në dijeni.

Dokumentet treguan se agjencitë franceze të inteligjencës përdorën rrjetin e marrëdhënieve të ‘Lafarge’, bashkëpunimin e saj me grupet terroriste në Siri për të marrë lajme nga rajoni dhe për të mbajtur operacionet e tij atje. Ata gjithashtu zbuluan se inteligjenca franceze nuk e paralajmëroi kompaninë se ata po kryenin një krim.