Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari publikon faktet, foto e detaje mbi llojin e ri “Gorrilla” të kanabisit në Shqipëri


Gazetari Artan Hoxha publikon faktet, foto e detaje mbi llojin e ri “Gorrilla” të kanabisit në Shqipëri.

“Më në fund e gjetëm, se na lodhi dreqi. Mbetëm maleve.”, bën batutë gazetari, teksa publikon edhe fotot e kanabisit.

Hoxha nuk jep vendndodhjen por thotë se nuk jemi as në Afrikë, as në xhunglën e Amerikës Latine.

“Por jemi në xhunglën shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Një farë e modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri, që piqet brenda 60 ditësh…sigurisht piqet brenda një kohe gati sa gjysma e 100-shit”, jep detaje për llojin e bimës gazetari Artan Hoxha.