Policia ka arrestuar 7 persona pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Pas një hetimi 4-mujor nga organet ligjzbatuese u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kryezi”, ku u arrestuat shtetasit:
Lulzim Cullhaj, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi.
-Dashamir Hasanaj, 34 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.
-Erdit Muca, 21 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”,
-Alfred Muca, 31 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
-Kadri Gjoshi, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”,
-Gert Gjoshi, 36 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
-Xhemal Hidri, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.
Arrestimi i tyre u bw pasi rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë, një pistoletë dhe një çifte.
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.