Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet në orën 13:00 për t’u dhënë mandatin katër deputetëve të rinj që do zëvendësojnë katër të tjerë të dorëhequr.
Mimi Kodheli pritet të marrë mandatin e Najada Çomos për PS në Tiranë.
Në Durrës, mandati i socialistit Lefter Koka pritet t’i kalojë Denis Deliut.
Gramoz Ruçin në Fier pritet ta zëvendësojë Mirela Pitushi ndërsa Elda Hoti e PD-së do zerë vendin e Mark Markut në Lezhë.