Një operacion ndaj grupeve të organizuara të trafikut të drogave është zhvilluar në Greqi.
Në zonën e Amfilochias policia greke sekuestroi 334 kg kanabis ditën e sotme e cila ishte e ndarë në 14 çanta udhëtimi që përmbanin 128 pako kanabis të përpunuar.
Droga transportohej me kamion nga një 51-vjeçar i cili sipas policisë të vendit fqinj është një anëtar i rëndësishëm i një grupi të trafikut ndërkombëtar të tregtimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Greqi.