Juventusi e ka nisur Seria A në mënyrën më të keqe. Në tre javë ka marrë vetëm një pikë.
Disfatën e radhës ja shkakton Napoli. Të kaltrit ditën e sotme fituan me përmbysje ndaj zonjës së vjetër me rezultatin 2-1.
Juventusi fitoi në pjesën e parë falë një goli të shënuar nga Morata në minutën e 10’. Në pjesën e dytë napoletanët shënuan me Politanon duke barazuar shifrat.
Golin e fitores e shënoi Koulibaly në minutën e 85.
Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e parë të Seria A, ndërsa Juventusi e sheh veten afër fundit të tabelës.