Vendosni fjalën kyçe....

Mori ryshfet nga vajza e pacientes, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Tire Alldervishin dhe infermieret


Sanitarja Tire Alldervishi

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishin.

Bashkë me sanitaren janë dërguar për gjykim edhe infermieret e këtij spitali për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, raporton News 24.

Gjykata e Tiranës në korrik vendosi masën “arrest në shtëpi” për Tire Alldervishin.

Edhe për infermieret Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Rukie Hoxhën, Gjykata e Tiranës vendosi më herët hetim në gjendje të lirë.