Vendosni fjalën kyçe....

Johnson heq dorë nga planet për pasaportën e vaksinimit


Qeveria britanike ka hequr dorë nga planet për të kërkuar pasaportën e vaksinës për personat që duan të futen në lokalet e natës ose vende të tjera me pjesëmarrje të madhe. Sidoqoftë, ideja është mbajtur ‘rezervë’ nëse duhet të jetë e nevojshme në muajt e ardhshëm, tha Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid për BBC.

Sipas skemës, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të hynin në klube nate dhe vende të tjera nëse nuk do kishin me vete dëshminë se ishin plotësisht të vaksinuar ose nëse nuk vërtetonin me ane të një tamponi se nuk ishin të prekur nga koronavirusi.

Kompani të shumta e kishin kritikuar ashpër këtë veprim, duke argumentuar se kjo do shkatërronte biznesin në vend, ndërsa ligjvënësit nga opozita dhe partia në pushtet e cilësuan atë ‘përçarëse, të pazbatueshme dhe të shtrenjtë’.

“Ne thjesht nuk duhet të bëjmë gjëra për hir të saj ose sepse të tjerët po e bëjnë atë, dhe ne duhet të shikojmë çdo ndërhyrje të mundshme siç duhet,” tha Javid.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer ideja për t’u thënë njerëzve se duhet të tregoni letrat tuaja ose diçka të ngjashme për të bërë veprimet e përditshme,” shtoi ai.

Ai tha se qeveria nuk do të ecë përpara me ‘planet për pasaportat e vaksinave’, por ‘do e mbajë atë rezëervë nëse do duhet’.