Presidenti Meta i ka kërkuar prokurorisë informacione të plota lidhur me emrat e propozuar nga kryeministri Rama si ministra të rinj të qeverisë.
Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i shtetit shkruan se informacionet duhet të sqarojnë lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj 16 emrave të propozuar si anëtarë të kabintetit ‘Rama 3’.
Kandidatët për ministra u propozuan nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së një javë më parë.