Vendosni fjalën kyçe....

Dy të mitur në Tiranë dyshohet se goditën me thikë bashkëmoshatarin


Dy të mitur në Tiranë dyshohet se goditën me thikë bashkëmoshatarin.

“Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, jep informacion paraprak policia.