Bashkimi Evropian do japë 5.7 milionë euro për regjistrimin digjital të pronave.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës.
Ai e cilëson regjistrimin e pronave një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.
“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.
Edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, shkruan se zgjidhja e çështjes së pronës hedh themelet për një zhvillim më të madh.
“Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Kim.