Vendosni fjalën kyçe....

Prangoset 39-vjeçari në Tiranë, i gjendet çiftja me 65 fishekë, në banesën tjetër i kapet automatiku me 31 fishekë


Prangoset 39-vjeçari në Tiranë, i gjendet çiftja me 65 fishekë, në banesën tjetër i kapet automatiku me 31 fishekë

Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Algert Seda, i cili u ndalua na Babrru. Sipas njoftimit të policisë ai po dhunonte bashkëshorten e pas kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje dhe 65 fishekë gjuetie.

Pas kontrollit në banesën tjetër të personit në fjalë në fshatin Sojnik të Gramshit, policia ka gjetur edhe një automatik me 31 fishekë.

Njoftimi

“Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje. Vihet në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu dhe 96 fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Gramsh, gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda.,  39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.