Kryeministri Rama ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës të katër viteve të ardhshme.
Teksa foli për rritjen e kuotës së grave në qeverisje, ai theksoi se qeveria do punojë që figura e nënës dhe e gruas të jetë më e mbrojtur dhe më e mbështetur.
Ai theksoi se shumica i ka fituar qartësisht zgjedhjet dhe se pala tjetër i ka kontestuar si përherë.
Po kështu ai bëri thirrje për një parlament me sa më pak përleshje politike të kota dhe sa më pak vulgaritet.
Rama kërkoi ndjesë për kapërcimet e etikës në sallë nga ana e tij, një ‘deja vu’, të cilët ai e ka përsëritur herë pas herë në kohë.
“Do punojmë që figura e nënës e gruas të jetë sa më e mbrojtur nga forcat negative të shoqërisë dhe sa e më e mbështetur nga politikat qeverisëse. Vijmë këtu qartësisht fitues ndërsa zgjedhjet u kontestuan si përherë nga pala tjetër. Do rrimë në këtë sallë për katër vite edhe me ata që nuk na pëlqejnë të kemi në krah. Synimi ynë është rritja e ekonomië po ajo nuk varet vetëm nga të ardhurat po edhe nga institucionet. Nuk duhet t’i shpenzojmë energjitë për përleshje politike të kota. Duhet të sillemi këtu si prindër fëmijësh e si fëmijë prindërish. Nuk dua të merrem me sjelljen e palës tjetër po dua të flas këtu vetëm për përgjegjësinë që më takon mua për etikën në këtë sallë. Shpesh herë e kemi kapërcyer por duhet të përpiqemi që kjo të mos ndodhë më.” – tha Rama.