Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me mbështetës të tij në takimin e organizuar në “Rogner” ka folur për humbjen e dytë të zgjedhjeve dhe bisedën që bëri me Lulzim Bashën.
Berisha tha se i tha Bashës që nëse humbet zgjedhjet duhet të largohet.
“Humbe njëherë zgjedhjet duhet të ikësh, humbe dy herë, dy herë duhet të ikësh”-deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri gjithashtu deklaroi se Basha në zgjedhjet e 25 prillit mori 74 mijë vota më pak se PD-ja në 2013.
Në sallën e mbushur plot kishte edhe deputetë të PD-së që i janë bashkuar Berishës si dhe ish deputetë.
Ish presidenti Bujar Nishani, dhe ish-deputeti Klevis Balliu. Gjithashtu deputetët e pranishëm janë Tritan Shehu, Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i çështjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata.