Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: E shëmtuar që Rama i përdor gratë vetëm si statistikë, është shkatërrimtar njësoj si Covidi


Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar premtimin “Shëndetësia falas” të Edi Ramës mashtrimin më të madh të Kryeministrit Edi Rama.

Vokshi akuzoi Ramën si shkatërruesin e shëndetësisë dhe i ka quajtur të gjitha programet e miratuara nga qeveria si mashtrime nga të cilët as koncesionarët nuk i besuan këtij sistemi.

Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Ky kryeministër ngjan aq shumë me Covidin. Njësoj si ai është shkatërrimtar dhe ndryshon emrat si ai. Pandemia nxori në pah se si e keni shkatërruar sistemin shëndetësor. Pronarët e mëdha koncensionare nuk i besuan këtij sistemi, por i hipën avionëve dhe ikën në vende të tjera. Shifrat janë alarmante, janë tronditëse. Kush është përgjegjës për numrin rekord të vdekjeve në Shqipëri? Kush është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë? Ka vetëm dy emra: Edi Rama dhe Ogerta Manastriliu. Ata nuk duhet të ishin këtu sot por para drejtësisë. Edi Rama po tallet sërish sot me ju. Ne copën e letrës që lexoi sot nuk ka angazhime e politika konkrete. Shtylla e këtij programi është riciklim i premtimeve të vjetra. Mashtrimet në këtë të ashtuquajtur vazhdon. Mashtron me Check-up”-deklaroi Vokshi.

Më tej Vokshi e quajti të shëmtuar që Rama i përdor gratë në politikë vetëm si statistikë.

“E paguajmë shumëfish Check-up e Vilma Nushit. Mashtron me 300 qendrat shëndetësore. 55 jetë të humbura deri në qershor personel mjekësor që mund të ishin shpëtuar. Sot në qendrat shëndetësore në Tiranë nuk kishte mjete mbrojtëse. Kjo është qeveria e mafies së ilaçeve. Dhe do të ndalem edhe në atë që Rama e quan si arritje të vetën. Është e shëmtuar kur gratë përdoren vetëm si statistikë. Asnjë grua, asnjë ministre nuk ka folur mbi fenomenin e rritur gjatë pandemisë, rritjen e dhunës ndaj grave. Ky shtet nuk mund t’i mbrojë dot gratë e thjeshta. Pjesë e këtij kabineti janë Ogerta Mnastirliu dhe Ulsi Manja të cilët nuk duhet të ishin këtu sot. Vetë unë kam dërguar kallëzime në SPAK për të dy. Jam e bindur që drejtësia nuk do të harrojë”- tha Vokshi.