Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos komentojë situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me “Non Gratën” nga amerikanët, përjashtimin nga Basha apo nismën e tij në bazën demokrate.
“Nuk është detyra ime të komentoj mbi këtë çështje”, tha Meta, duke i qëndruar strikt pozicionit të tij si president i Republikës.
Megjithatë ai bëri një vlerësim për Berishën.
Nuk mund të rri pa e thënë që zoti Berisha është si vera, sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës, po edhe më demokrat bëhet.”, përfundoi Meta.
Meta foli nga Korça për zhvillimet e reja politike.