Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë


Siç e kishin lajmëruar javë më parë, nga 1 tetori studentët në Kosovë do të vazhdojnë arsimin e lartë falas, pa asnjë pagesë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se duke nisur nga 1 tetori i këtij viti, do të hiqen pagesat për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master në të gjitha universitetet publike në Kosovë.

Sipas vendimit të Kurtit, që ka mbajtur kështu një nga premtimet e fushatës, kjo vlen për studentët e vitit akademik 2021-2022. Në vëmendje janë edhe doktorantët që ndjekin doktoraturat.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, u shpreh Kurti.

Nga vendimi do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë.