Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 të ditës së sotme në fshatin Manati pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë.
Autori i dyshuar i plagosjes është Xhulio Vokrri i cili dyshohet se ka qëlluar në këmbë 25-vjeçarin me iniciale P.B.
Njoftimi
“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”