Kryeministri Rama pritet të vizitojë Kosovën së shpejti.
Teksa i përgjigjet kryeministrit të Kosovës Kurti që e uroi për mandatin e tretë, ai shkruan në Twitter se do e vizitojë Prishtinën sapo të kthehet nga Asambleja e OKB-së.
Kreu i qeverisë shprehet se ka besim se ai dhe Kurti do bëjnë plot punë të mira në dobi të dy vendeve.
“Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona.” – shkruan Rama në Twitter.