Vendosni fjalën kyçe....

Axhenda e vendeve mesdhetare të BE-së: Ndryshimet klimatike po na shkatërrojnë, duhet reagim global


Vendet e BE-së me dalje ne Detin Mesdhe thanë të premten se nevojiten veprime të shpejta ndërkombëtare për krizën e përkeqësuar të klimës dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin e Mesdheut.

Të pranishëm në bisedime ishin kryeministri grek Mitsotakis, presidenti i Francës Macron, kryeministri italian Draghi, kryeministri i Spanjës Sanchez dhe udhëheqës dhe përfaqësues të lartë nga Malta, Qipro, Sllovenia, Kroacia dhe Portugalia.

Mesdheu tani po vuan ‘dëme ekologjike të papara dhe aftësitë e reagimit po shtrihen në kufijtë e së mundurës’, thanë ata pas takimit të tyre, së bashku me shefen e Komisionit të BE -së, Ursula von der Leyen.

“Një cenueshmëri e tillë do të rritet për shkak të ndikimeve të përshpejtuara nga ndryshimet klimatike në rajon që çojnë në humbje të mirëqenies për sa i përket ndikimeve ekonomike për shkak të ndryshimit të klimës,” thuhet në deklaratë.

Pjesëmarrësit ripohuan zotimin e tyre ndaj qëllimeve të përcaktuara sipas marrëveshjes së Parisit, paktit global të klimës, i cili bëri thirrje për ndërfutje më të ngushtë të politikave të ndryshimit të klimës në të gjithë Evropën dhe bashkëpunim të mëtejshëm brenda mekanizmit të BE-së për reagimin ndaj fatkeqësive.

Shkencëtarët e BE-së kanë thënë se Mesdheu është bërë një ‘pikë e nxehtë zjarri’ pasi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit po i bëjnë valët e nxehtësisë më të mundshme dhe më të rënda.

Greqia dhe Turqia u goditën nga zjarret e forta të regjistruara mes një vale të nxehti të fortë këtë verë, ndërsa në jug të Italisë zjarret shkatërruan pjesë të mëdha toke.