Vendosni fjalën kyçe....

Paneli këshillues i FDA-së voton kundër dozës së tretë të vaksinave për të gjithë, pritet vendimi i agjencisë


Komiteti i vaksinave i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka votuar kundër një autorizimi të përgjithshëm për doza përforcuese të vaksinës Covid-19 të Pfizer. Sidoqoftë, paneli rekomandoi dozën për njerëzit e cenueshëm dhe mbi 65 vjeç.

Komiteti Këshillues i Vaksinave u mblodh të premten dhe dëgjoi argumente nga shkencëtarët dhe përfaqësuesit e Pfizer në favor të autorizimit të një doze të tretë të vaksinës amerikane për publikun e gjerë. Pas disa orësh diskutimi, paneli votoi 16-3 kundër miratimit të dozave përforcuese.

Menjëherë pas votimit, dhe pas diskutimeve të tjera, komiteti votoi në favor të autorizimit të një doze të tretë vaksine për ata në rrezik më të lartë nga virusi dhe personat mbi 65 vjeç.

Vendimet  e Komitetit nuk janë detyruese pavarësisht kësaj, FDA mund të miratojë doza të treta për popullatën e përgjithshme. Administrata Biden povendimin përfundimtar të FDA-së për të ecur përpara me planin e saj për të filluar bërjen e dozave shtesë para fundit të muajit.