Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar mbrëmjen e sotme se vendi shkon në zgjedhje brenda 3-4 muajsh.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ai vlerësoi vendimin e kreut të PD-së, Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha duke thënë se ka shpëtuar vendin nga një gjëmë e madhe.
“Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eleminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eleminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin. Për 3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme.” – tha Ngjela.