Dy ngjarje të rënda ka ndodhur njëra pas tjetrës këtë të dielë në kryeqytet, ku dy persona kanë rënë nga lartësia.
Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Mustafa Maçi”, ku 65-vjeçari me inicialet L. K., ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën ‘Mustafa Maçi’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.”- ka njoftuar Policia.
Vetëm pak minuta më vonë, është raportuar për një tjetër incident të ngjashëm në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e shtetasi me inicialet V. K., 77 vjeç.
“Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.”- sqarojnë uniformat blu.