Vendosni fjalën kyçe....

Philip Reeker emërohet Ambasador në Britani


Ambasadori Philip T. Reeker do të shërbejë përkohësisht si i ngarkuar me punë, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Britani.

Një diplomat karriere me gradën Ministër Këshilltar, Ambasadori Reeker aktualisht është Ushtruesi i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Përpara drejtimit të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Reeker ishte Zëvendës Civil dhe Këshilltar i Politikave i Komandantit të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara në Shtutgart, Gjermani, dhe nga 2008-2011 ai ishte Ambasador i SHBA në Maqedoninë e Veriut.