Vendosni fjalën kyçe....

Australia mohon akuzat se gënjeu Francën për nëndetëset


Kryeministri australian, Scott Morrison, i ka mohuar akuzat se shteti i tij ka gënjyer rreth planeve për ta anuluar kontratën e blerjes së nëndetëses franceze.

Morrison ka thënë se ai i ka ngritur shqetësimet mbi këtë marrëveshje prej disa muajsh.

“Mendoj që ata do të duhej ta kishin pasur çdo arsye për ta ditur se kishim shqetësime të thella dhe të forta se a ka kapacitet nëndetësja Attack Class që t’i përmbushë interesat tonë strategjikë, dhe e kemi bëre të qartë që do ta merrnin një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar”, u ka thënë Morrison reporterëve.

Komentet e Morrisonit erdhën pasi ministri i Punëve të Jashmte i Francës, Jean-Yves Le Drian  përdori gjuhë aspak diplomatike drejt Australisë, Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat njashtu janë pjesë e paktit të ri të sigurisë që u prezantua të mërkurën.