Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka paralajmëruar konsumatorët që të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e atyre të rinj.
“Rekomandimi ynë është të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ato që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur.”- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Margiris Abukevicius, citon BBC.
Ky paralajmërim vjen pas një raporti nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, e cila testoi celularët 5G të prodhuesve kinezë.
Sipas këtij raporti, një telefon Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës, ndërsa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.
Pas kësaj reaguan dy kompanitë kineze, me Huawei që tha se asnjë e dhënë e përdoruesit nuk dërgohet nga jashtë, ndërsa Xiaomi deklaroi se nuk censuron komunikimet.