Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari konservator thotë se vaksinimi me detyrim synon të pastrojë ushtrinë amerikane nga të krishterët e mendimtarët e lirë


Prezantuesi i Fox News Tucker Carlson ka pohuar se bërja me detyrim e vaksinës nga ana e Pentagonit është në fakt një dredhi për të hequr qafe nga ushtria nga kushdo që nuk i plotëson standardet e reja të qeverisë, përfshirë të krishterët dhe republikanët.

Të hënën në mbrëmje, konservatori Carlson goditi bërjen me detyrim të vaksinës të prezantuar së fundmi nga Pentagoni për të gjithë ushtarët dhe stafin e shërbimit aktiv. Ai sugjeroi që qeveria e Joe Biden kishte një arsye të errët për të bërë vaksinën e Covid-19 ndaj trupave amerikane.

Pika e vaksinimit të detyrueshëm është identifikimi i të krishterëve të sinqertë në radhët e tyre, mendimtarëve të lirë, burrave me nivele të larta të testosteronit dhe kujtdo tjetër që nuk e do Joe Biden dhe t’i bëjë ata të largohen menjëherë, tha ai.

Carlson pohoi se masa arriti në një ‘marrje nën kontroll të ushtrisë amerikane’.

Ai gjithashtu shfaqi fletë informacioni të paraqitura trupave për vaksinimin, të cilat ai tha se përfshinin gënjeshtra dhe një ‘portretizim simpatik të Satanizmit’. Një imazh nga një shfaqje e përdorur me sa duket nga ushtria amerikane pyet ‘sa fëmijë u flijuan për Satanain për vaksinën?’ – një referencë në dukje ironike ndaj teorive të komplotit në lidhje me krijimin e vaksinës.

Në vend të bërjes me detyrim të vaksinës për ata që ai tha se ishin amerikanë të aftë dhe të shëndetshëm, Carlson tha se administrata e Biden duhet të përqëndrohet te vetëvrasjet në forcat e armatosura. Ai citoi shifrat e Departamentit të Mbrojtjes të cilat tregojnë se vetëm 46 anëtarë të forcave të armatosura kanë vdekur nga Covid-19, ndërsa pati 377 vetëvrasje ushtarake në vitin 2020.