Kryeministri Rama dha sot një intervistë për telvizionin francez “TV5Monde” nga Nju Jorku, ku u pyet lidhur me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Rama u pyet nga gazetarja franceze nëse ishte frustrues fakti ka vite që po pret nisjen e negociatave, por kryeministri shqiptar u shpreh se nuk është aspak frustruese, pasi sipas tij “vetë Evropa është e frustruar nga problemet e saj të brendshme”.
Më pas gazetarja e pyet Ramën nëse ka alternativa të tjera, pra nëse po forcon interesin dhe marrëdhëniet me Turqinë e Erdoganit në dëm të Bashkimit Evropian.
Por kryeministri shqiptar tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi vetëm “bla, bla, bla”, siç shprehet ai.
“Jo. Kjo është bla-bla-bla, në përgjithësi, sepse Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohe shumë të gjatë. Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë ne kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Aspak.”- u shpreh Rama.