Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për një vajzë të plagosur


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Vlorë. Ngjarje ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit, ndërsa dyshohet se një vajzë ka mbetur e plagosur.

E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

(Lajmi në përditësim…)