Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton shkurtimisht për VOA ‘non grata’-n e Berishës: S’ka monument të parrëzueshëm të së shkuarës së korrupsionit


Kryeministri Rama ka komentuar për Zërin e Amerikës vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Berisha.

Ai tha se vendimi nuk ka nevojë për shumë koment por është një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në fazë të re dhe se nuk ka asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës së korrupsionit e pengimit të demokracisë.

“Flet vet Sekretari i Shtetit në këtë rast dhe mendoj që çdo prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt, i cili nuk ka nevojë për koment, një fakt që është në sytë e gjithë shqiptarëve, jo sot, por prej vitesh e vitesh, një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë.” – tha shkurtimisht Rama.