Vendosni fjalën kyçe....

Osmani ndërpret vizitën në SHBA, kthehet me shpejtësi në Kosovë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në SHBA e është nisur për në Prishtinë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.

“Zyra e presidentes së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i presidentes në Nju Jork ishte i madh. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Mëngjesin e sotëm në pikën kufiyare Kosovë-Serbi në Zubin-Potok u dogj ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua.

E sotmja është dita e gjashtë e bllokimit të qarkulimit të mjeteve në kufirin mes dy vendeve pas vendimit të Prishtinës për reciprocitetin e targave mes dy vendeve.