Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi policia i gjeti në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë luftarakë.
Shtetasi me iniciale S.M posedonte edhe lëndë narkotike e cila iu gjet në banesë.
“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 33 vjeç, banues në Ganjollë, Shkodër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”-njofton policia.