Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 59-vjeçari në Kavajë, u asfiksua teksa po fikte zjarrin në tokën e tij


Një person ka humbur jetën në Kavajë pasi dyshohet se është asfiksuar teksa po përpiqej të shtuantë zjarrin në tokën e tij.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në fshatin Sterbeg të Kryevidhit ndërsa personi që ka humbur jetën është 59-vjeccari me iniciale R.P.

Njoftimi

“Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”