Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri australian u ofron qytetarëve kthim në normalitet…me kusht që të vaksinohen masivisht


Kryeministri Scott Morrison u ka ofruar australianëve mundësinë që të kthehen në një normalitet deri në Krishtlindje, me kusht që ata të vaksinohen në një numër mjaft të madh dhe të bëjnë presion ndaj qeverive krahinore për të bashkëpunuar.

Udhëheqësi australian përshëndeti trajtimin e qeverisë së tij ndaj pandemisë Covid-19 në periferi të një samiti shumëpalësh të sigurisë së Paqësorit në Uashington DC.

“Mjerisht, këtu në SHBA kanë humbur më shumë jetë brenda një dite sesa kemi pasur gjatë gjithë përvojës sonë në pandemi. Por ne gjithashtu duhet t’u japim njerëzve jetën e tyre,” tha ai në një intervistë.

“Ne mund të sigurohemi që australianët të ecin përpara dhe të mos kenë kufizimet e forta me të cilat është dashur të jetojmë. Por për këtë duhet të ecim shpejt me vaksinimin.”  – theksoi ai.

Australia ka pasur disa nga masat më të forta kundër koronavirusit dhe i ka zbatuar ato në mënyrë agresive. Megjithatë masat e qeverisë janë pritur me protesta të ashpra nga kategori të ndryshme të shoqërisë që kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar kufizimet, vaksinimin e detyrueshëm e mbylljen e bizneseve.