Kanë filluar të qarkullojnë pamjet në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot ishullin e Kretës në Greqi.
Pamjet që qarkullojnë në “Twitter” tregonjnë artikuj të dëmtuar nëpër markete, dyqane dhe shtëpi, si dhe dritat që ndizeshin dhe fikeshin në kohën kur ndërtesat po lëkundeshin. Video të tjera kapën njerëz që vraponin për siguri në Heraklion.
#Breaking: Just in – A major 6.5 magnitude of a #earthquake shook the region of #Crete in #Greece, with the epicenter being #Heraklion. Causing some old buildings to collapse, and some to crack open. #Κρήτη #σεισμό pic.twitter.com/kQdzitcWsM
— Sotiri Dimpinoudis (@Sotiridi1) September 27, 2021
#VIDEO: A major 6.5 magnetude of a #earthquake shook the region of #Crete in #Greece, with the epicenter being #Heraklion. #Κρήτη #σεισμό pic.twitter.com/jDDurbGrnE
— Rahul Upadhyay (@rahulrajnews) September 27, 2021
Krahas dëmtimit të ndërtesave të vjetra prej guri, njerëzit u evakuuan gjithashtu nga hotelet e tyre. Një pushues ndau në rrjet një fotografi të dhjetëra njerëzve që ishin të grumbulluar së bashku pas tërmetit.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Kreta është tronditur nga një zinxhir tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai me magnitudë 6 të shkallës Rihter të orës 09:17.
Tërmeti i madh u pasua më pas nga një sërë dridhjesh më të vogla. Grupi i monitorimit paralajmëroi se “tërmetet tashmë mund të vijojnë të ndodhin në orët/ditët e ardhshme” dhe u bëri thirrje njerëzve që t’i përmbahen informacionit të dhënë nga autoritetet kombëtare dhe “të jenë të kujdesshëm”.
Nga tërmeti i sotëm ka humbur jetën një person, që sipas medieve thuhet se u shtyp nga një bllok ndërsa punonte në një kishë jashtë fshatit Arkalochori. Të paktën nëntë persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitale dhe qendra shëndetësore.
Being evacuated due to an earthquake on holiday isn’t what I expected pic.twitter.com/gVh0Kv0l6q
— shaun reynolds (@_renna46) September 27, 2021