Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen viziton nesër Tiranën, ambasadori Soreca: Mezi po pres


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të kryejë një vizitë zyrtare të martën në Shqipëri.

Der Leyen do të zhvillojë një takim nesër në mëngjes me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

“Mezi pres të mirëpres presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen! Përpara Samitit të BE-së që do mbahet në 6 Tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes.

Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.”- shkruan Soreca.

Më pas Soreca shton, se Der Leyen, së bashku me Ramën do të marrë pjesë ne inagurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe kopshtin ‘Europa’ financuar nga fondet e Bashkimit Europian.