Në bashkëbisedimin e sotëm me studentët në Universitetin e Prishtinës, një vajzë e re e komplimentoi kryeministrin Edi Rama për stilin e tij të të veshurit duke e quajtur atë “ikonë e modës”.
“Përshëndetje, unë jam Gjira Lika, studente e vitit të dytë Histori. Desha me thënë atë që e mendon sa herë ju dilni në televizion, se jeni ikonë e modës dhe komplimente, se pyetje nuk kam, vetëm këtë deshta me thënë.”– tha studentja dhe salla shpërtheu në të qeshura.
Rama i cili nuk e priste këtë kompliment mbeti për pak çaste, pastaj iu përgjigj me humor se e kishte nga halli, pasi “Zoti nuk ia ka dhënë të gjitha”.
“Aaa ikonë… dëgjo e di si është kjo punë? Kur ti ka dhënë Zoti dhe Natyra të gjitha, nuk ka nevojë me u saju. Por sajohesh kur s’ti ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh njëçik. Kështu që vjen nga halli kjo, s’ka lidhje me… por faleminderit.”– iu përgjigj Rama.