Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen e cila sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet se KE i qëndron fort angazhimit për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
Zonja Von der Leyen shprehet se me përparimin e Reformës në Drejtësi, vendi ynë ka bërë arritje të qarta dhe se BE-ja duhet të bëjë pjesën e vet tani.
“E kënaqur që e fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në Reformën në Drejtësi, Shqipëria ka bërë arritje të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë pjesën e vet gjithashtu.”- shkruan Von der Leyen, në një postim në “Twitter”, pas mbërritjes në Tiranë.
Zonja Von Der Leyen u prit sot në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, në Pallatin e Brigadave.
Delighted to start my visit to the Western Balkans in Albania.⁰
My message is clear: Albania’s future is in the EU.The @EU_Commission stands firmly by this commitment.
With good progress on justice reforms, Albania has clearly delivered. Now the EU should do too. pic.twitter.com/VLYjz7s8oU
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2021