Vendosni fjalën kyçe....

Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë çështja e ish-ministrit, Saimir Tahiri


Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë ditën e sotme çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Si ish-ministri, ashtu edhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë pas rikthimit të çështjes së tyre për rigjykim.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë pak më herët, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia. Në sy bie ndryshimi në pamjen e tij.

Nga ana tjetër, ish-drejtori Çela i cili ndodhet në paraburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-covid.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, por Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Më pas edhe ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.